Sëmundjet që i trashëgojmë nga prindërit, e nuk mund t'i shmangim

  • 09 June 2019 - 15:08
Sëmundjet që i trashëgojmë nga prindërit, e nuk mund t'i shmangim

Gjenetika "akuzohet" për shfaqjen e shumë problemeve serioze, e në fakt këto sëmundje janë trashëgim. Nëse prindërit tuaj kishin alergji, astmë, por edhe ndjeshmëri në disa ushqime dhe ilaçe, është e mundur që edhe ju të keni probleme të tilla.

ALERGJITË

Alergjitë paraqesin ndryshim, reaksion të sistemit imun, që ne i quajmë alergjene. Prirja për t'u prekur nga alergjitë është trashëguese. Në mënyrë që të ndaloni komplikimet, nevojitet parandalim i hershëm.

ASTMA

Astma është sëmundje pezmatuese, e cila shfaqet në problemet me frymëmarrje. Sëmundja te personat e ndjeshëm manifestohet me frymëmarrje të vështirësuar, pickime në gjoks, kollë.

SHKURTPAMËSIA

Edhe kjo sëmundje është trashëguese. Njëjtë deri-diku vlen dhe për largpamësinë, ndërsa që një karakteristikë tepër e veçantë është se kjo sëmundje më shumë përcillet nga nëna te fëmija i gjinisë mashkullore.

DEPRESIONI

Në rast se dikush në familje vuan nga depresioni, rreziku që edhe ju të prekeni nga kjo sëmundje do të jetë nga 40 deri në 50 për qind. Natyrisht këtu bëhet fjalë për depresionin e vetëtuar në mënyrë klinike.


(Kosova Sot Online)