5 shenjat paralajmëruese se keni mungesë të magnezit

  • 09 June 2019 - 18:08
5 shenjat paralajmëruese se keni mungesë të magnezit

Sasitë adekuate të magnezit janë kyçe për funksionimin pa ndërprerë të trurit, zemrës dhe muskujve, ndërsa që është i domosdoshëm edhe për shëndetin e eshtrave. Mungesa e këtij minerali është shumë më i pranishëm sesa që mendoni ju, përderisa në vijim ju paraqesim shenjat paralajmëruese se duhet ta shtoni konsumimin e tij

USHTIMA NË VESHË

Ushtima konstante në veshë është simptomë e zakonshme e mungesës së magnezit, që mund ta shkaktojë edhe humbjen e dëgjimit. Hulumtime të shumta tregojnë se magnezi në sasi të mjaftueshme mund ta parandalojë formimin e radikaleve të lira, të cilët mes të tjerash shkaktojnë humbjen e dëgjimit.

NGËRÇE NË MUSKUJ

Magnezi është me rëndësi të veçantë për funksionimin optimal të muskujve. Pa praninë e tij në organizëm, trupi do të pësonte ngërçe, pasi që pikërisht ky mineral mundëson relaksimin e muskujve. Mungesa e sasisë së mjaftueshme të këtij minerali ndikon në ngërçe, në fytyrë dhe në shputa.

DEPRESIONI

Lidhja midis nivelit të ulët të magnezit në organizëm dhe depresionit është vërejtur që para qindra viteve, atëherë kur mjekët e kishin përdorur për shërimin e çrregullimeve mendore. Edhe shkenca moderne e mbështet këtë mënyrë, ndërsa që studimet tregojnë se personat e prirë për vetëvrasje kanë nivel shumë të ulët të magnezit në organizëm.

FUNKSIONIMET ANORMALE TË ZEMRËS

Sikurse që edhe e kemi përmendur, niveli i ulët i magnezit mund të ketë ndikim në gjithë muskujt në organizmin e njeriut, e që nuk përjashton as muskujt e zemrës. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë gjendje të zemrës, e njohur si aritmi, kur zemra rrah në mënyrë të pakontrolluar dhe jo të rregullt.

GURËT NË VESHKA

Një numër i madh i njerëzve besojnë se guri në veshka shfaqet si pasojë e kalciumit tepricë, por në fakt fajtori i vërtetë është magnezi, saktësisht mungesa e tij. Magnezi parandalon formimin e gurëve në veshka. Gurët në veshka dinë të shkaktojnë dhimbje, prandaj masat shtesë të magnezit mund ta parandalojnë një gjë të tillë.

NEVOJAT E ORGANIZMIT PËR MAGNEZ:

Fëmijët: 170 mg në ditë Të rinjtë: 350 mg në ditë Femrat: 280 mg në ditë Shtatzënat dhe femrat që ushqejnë me gji: 350 mg në ditë Meshkujt: 350 mg në ditë.

(Kosova Sot Online)