Ja pse shpesh ju ushtojnë veshët

  • 10 June 2019 - 08:46
Ja pse shpesh ju ushtojnë veshët

Rreth 10 për qind e personave të rritur vuajnë nga ushtima në veshë, ndërsa që zakonisht kjo më shumë ndodh te personat e moshuar, të gjinisë mashkullore. Ushtima në veshë ndodh apo është ndjenjë pa praninë e ndonjë zhurme të jashtme. Më saktë, njeriu dëgjon atë që nuk ekziston. Shkaktarët që shkaktojnë ushtimën në veshë janë ndryshimet në enët e gjakut në kokë dhe në qafë, ngërçi i muskujve të veshit të mesëm, dhimbjet në veshë, lëndimet në qafë apo kokë. Por, edhe përdorimi i disa ilaçeve mundet ta shkaktojë ushtimën në veshë. Një problem si ky mund ta shkaktojë edhe shtypja e lartë e gjakut dhe personat që kanë një qarkullim jo të mirë të gjakut.

(Kosova Sot Online)