Zbulohet proteina që pas përzierjes me gjak shëron diabetin

  • 10 June 2019 - 08:48
Zbulohet proteina që pas përzierjes me gjak shëron diabetin

Shkencëtarët kanë zbuluar trajtimin për diabetin, llojin 2, që do të mund ta shëronte sëmundjen. Sipas tyre, proteina e cila prodhohet në trup nga vetë organizmi i njeriut mundet ta shërojë sëmundjen, e që kjo ishte vërejtur edhe te minjtë që shumë lehtë mund të praktikohet edhe te njerëzit. Ky zbulim shton shpresën për një ilaç të lirë, që do të mund ta parandalonte një nga sëmundjet, e cila ka përparuar me të madhe në botë. Proteina e quajtur 'FGF1', tashmë luan një rol kyç në rritjen e qelizave n organizmin e njeriut, por që kurrë nuk futet në qarkullimin e gjakut. Ekspertët e diabetit kanë vërejtur se kur kjo proteinë ishte injektuar në muskuj dhe ishte përzier me gjak, në mënyrë dramatike kishte ulur nivelin e sheqerit në gjak.

(Kosova Sot Online)