Agnushja, bima që shëron zemrën dhe lukthin

  • 10 June 2019 - 11:52
Agnushja, bima që shëron zemrën dhe lukthin

Agnushja stimulon lëvizshmërinë e lukthit dhe sekretimin e lëngut të lukthit. Nuk do të ishte e mirë për ta përdorur personat që vuajnë nga hipertensioni, gastriti apo ata që vuajnë nga të thatit. Edhe pse një kohë të gjatë përdoret si bimë shëruese, sa herë që përmendet agnushja mund të mendohet në rakinë. Edhe në barnatore mund të hasni në çaj nga agnushja, me shije të hidhur. Për nevojat në mjekësi përdoret që dy mileniume. Në shekullin e dytë para erës tonë, nga mbreti i ilirëve, Genci agnushen e kishte përdorur kundër mortajës. Agnushen sugjerohet ta përdorni edhe atëherë kur keni probleme me vjelje dhe kur ta humbni vetëdijen. Si ilaç ndikon kundër dhimbjeve të veshkave, gazrave në stomak, kapsllëkun, dhimbjeve menstruale, bronkeve, kollës, rënies së sistemit imun. Agnushja është e vetmja bimë që ju sugjerohet grave shtatzëna dhe personave me shtypje të lartë të gjakut. Preparatet e përgatitura nga kjo bimë duhet të merren një orë para ushqimit, apo edhe pas ushqimit.

(Kosova Sot Online)