Top ushqimet që luftojnë kancerin

  • 10 qershor 2019 - 11:54
Top ushqimet që luftojnë kancerin

Kanceri është një sëmundje mjaft e rëndë,por nëse diagnostikohet në fazat e hershme mund të shërohet lehtë.Për të mos ardhur fare te një rrezik si ky,ju sugjerojmë t'i konsumoni ushqimet që jua paraqesim në vijim

LUFTIMI I KANCERIT ME NGJYRA

Frutat dhe perimet kanë potencial ta luftojnë kancerin dhe sa më shumë ngjyra që përmbajnë, aq më të pasura janë me vlera ushqyese. Këto ushqime ndihmojnë në uljen e rrezikut, pasi që po ashtu ndikojnë që pesha e njeriut të jenë në nivel. Mbipesha rrit rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë atë të ezofagut dhe të veshkave. Konsumoni lloje të ndryshme të perimeve, sidomos ato me gjethe të gjelbër, të kuqe, dhe perimet e portokallta.

POTENCIALI I ÇAJIT KUNDËR KANCERIT

Edhe pse te dikush ende mund të ketë dyshime rreth ndikimit të tij, çaji i gjelbër mund të jetë një luftues i fortë kundër kancerit. Në studimet laboratorike, çaj i gjelbër ngadalëson apo parandalon përparimin e kancerit në zorrën e trashë, mëlçi, kancerin në gji dhe në qelizat e prostatës. Në studimet e tjera thuhet se çaji i gjelbër parandalon kancerin në stomak dhe pankreas.

KAFJALLI QË E LUFTON KANCERIN

Folatet janë vitaminë B shumë e rëndësishme që mund të mbrojnë kundër kancerit të zorrës së trashë dhe gjirit. Këto vitamina mund t'i gjeni në tavolinë e kafjallit. Një kafjall me prodhimet e drithërave janë burime të mira të folateve. Po ashtu, burim i mirë janë dhe lëngjet e portokallit, shalqiri dhe dredhëzat.

RRUSHI DHE KANCERI

Rrushi dhe lëngu i tij, sidomos rrushi i kuq, përmban substancën resveratrol. Resveratrolë ka tipare të forta të antioksiduesit dhe kundër inflamacioneve. Në studimet laboratorike, kjo substancë ka parandaluar një lloj dëmi që mundet të nxisë procesit e kancerit në qeliza. Nuk ka fakte të mjaftueshme që thonë se konsumimi i rrushit apo i verës mund ta parandalojë apo trajtojë kancerin.

MË SHUMË USHQIME TË PASURA ME FOLATE

Burime të tjera, të pasura me folate janë shpargujt dhe vezët. Po ashtu folatet mund t'i hasni në fasule, farat e lulediellit si dhe në perimet me gjethe të gjelbër si spinaqi. Mënyra më e mirë për t'u pajisur me folate nuk është përmes pilulave, por duke ngrënë sasi të mjaftueshme të frutave, perimeve dhe prodhimeve nga bishtajoret.

FASULJA E PLOTFUQISHME

Bishtajoret, sidomos fasulja është e dobishme për shëndetin, prandaj nuk është për t'u befasuar pse ndihmon në luftimin e kancerit. Përmbajnë fitokemikate të ndryshme që mund ta mbrojnë trupin nga dëmtimet që drejtojnë në kancer. Në studimet nëpër laboratore, këto substanca që i përmbanin bishtajoret kishin parandaluar tumoret në lirimin e substancave që dëmtojnë qelizat.

(Kosova Sot Online)