Mos hani ushqime të shtypura

  • 10 June 2019 - 20:44
Mos hani ushqime të shtypura

Si do të dukej një dietë e bazuar në evidencë shkencore? Rodney Bilton, profesor i biokimisë në Liverpul, ka kaluar rreth 15 vjet, duke studiuar rreth asaj se çfarë duhet të konsumojmë për të qenë të shëndetshëm dhe me peshë normale

HANI BANANE TË PAPJEKURA!

Bananet e gjelbra, së bashku me të gjitha bishtajoret, perimet dhe fibrat, të gjitha këto janë rezistente ndaj sheqerit. Kjo është forma më e rëndësishme dhe që sjell zgjedhje afatgjatë. Niseshteja është një karbohidrate, që ndryshe nga karbohidratet e tjera, do të thotë se nuk shkakton apo nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak, kështu që nuk përbën as rrezik për personat, që vuajnë nga diabeti.

MOS I SHTYPNI PATATET!

Nëse ia dilni të konsumoni ushqime të pasura me sasi të ulëta me sheqer, do të jetë mirë, si për humbje në peshë, po ashtu edhe për shëndetin në përgjithësi. Përderisa gjëja më e mençur, që mund të bëni, është ta ndërprisni konsumimin e pijeve të pasura me sheqer, po ashtu duhet të keni kujdes si e përgatisni ushqimin tuaj në kuzhinë. Mënyra se si e gatuajmë ushqimin, mund ta ndryshojë sasinë e sheqerit, që është liruar në gjak. Për shembull, 25 për qind më shumë sheqer lirohet nga patatja, kur ajo është e zier apo e shtypur, para se ta konsumojmë, në krahasim kur e ndajmë atë në pjesë. Patatja dhe karbohidratet e tjera përmbajnë sasi të madhe të niseshtesë. Ngrohja apo zierja e tyre shton sasinë e sheqerit, ndërsa niseshteja shndërrohet në sheqer. E njëjta vlen edhe me mollët, pra mos i shtypni ato, por konsumoni ashtu si janë apo pini lëng të mollës. Kur ta gatuani pataten, nxehtësia dhe sasia e ujit që e përdorni, po ashtu kanë efekte të shumta në lirimin e sheqerit.

PINI UJË PËR T'I REDUKTUAR DHIMBJET NË SHPINË!

Sipas një studimi të fundit në Amerikë, më shumë se 75 për qind prej nesh mund të vuajmë nga dehidrimi kronik. Kjo jo vetëm se nuk ka efekt për të humbur në peshë, por gjithashtu ndikon edhe të kemi dhimbje në shpinë. Studimet preliminare sugjerojnë se pirja e tetë apo dhjetë gotave me ujë në ditë do të mund të ndikonte në uljen e dhimbjeve të shpinës. Kjo ndodh, pasi që të qenët të dehidruar e bën gjakun më të hollë. Pirja e ujit, po ashtu, ka vlerë që të mos ndieni dhimbje dhe të humbni në peshë. Edhe niveli më i ulët i dehidrimit do ta ngadalësojë sistemin tuaj të metabolizmit. Secila pikë e ujit ndikon në punën e veshkave për ta larguar ujin tepricë nga trupi.

(Kosova Sot Online)