Ndalimi i duhanit ul shkallën e vetëvrasjeve

  • 11 qershor 2019 - 09:20
Ndalimi i duhanit ul shkallën e vetëvrasjeve

Të dhënat e fundit nga ekspertët amerikanë nga universiteti i Uashingtonit, ndalimin e thithjes së duhanit e ndërlidhin me pakësimin e rrezikut për vetëvrasje. Të njëjtin efekt e kishte pasur edhe shtrenjtimi i cigares shkaku i rritjes së tatimit. Masat e tilla njihen për efektivitetin dhe shkurtimin e numrit t duhanxhinjve. Disa studime të mëhershme kishin treguar rrezik të shtuar për vetëvrasje te duhanxhinjtë, por kjo ishte shpjeguar me faktin se duhanpirja më shpesh ishte hasur midis personave me çrregullime psikiatrike që ishin të prirë për vetëvrasje. Në bazë të të dhënave, që ishin grumbulluar për 14 vite rresht, çdo shtrenjtim i cigares për 1 dollar ndërlidhej me një të dhjetën e zvogëlimit për vetëvrasje.

(Kosova Sot Online)