Meshkujt e shkurtë janë më xhelozë?

  • 11 qershor 2019 - 09:21
Meshkujt e shkurtë janë më xhelozë?

Një grup i shkencëtarëve nga Holanda dhe Spanja, nga biseda me të anketuarit e tyre kishte ardhur në konstatim se meshkujt trupshkurtër janë më xhelozët. Pra, kini kujdes në përzgjedhjen e bashkëshortit tuaj, paralajmërojnë shkencëtarët, sepse nëse partnerja juaj është më e gjatë, atëherë me xhelozi mund t'ia shkatërroni jetën. Por, për dallim nga femrat e gjata, të cilat po ashtu janë tepër xheloze, meshkujt shtatlartë janë partner më të kërkuar dhe nuk janë aspak xheloz. Ky është përfundimi i shkencëtarëve nga Holanda dhe Spanja, në bazë të dhënave të grumbulluara nga biseda me 549 meshkuj dhe femra nga dy vende të ndryshme.

(Kosova Sot Online)