Qasja e personalizuar rrit komunikimin te fëmijët me autizëm

  • 11 June 2019 - 12:00
Qasja e personalizuar rrit komunikimin te fëmijët me autizëm

Studimi i fundit ka zbuluar se shkathtësitë e komunikimit të fëmijëve me komunikim verbal minimal mund të përmirësohet në masë të madhe përmes intervenimeve të personalizuara që janë të kombinuara me përdorimin e kompjuterëve tabletë. Studimi i cili kishte zgjatur tri vjet kishte hulumtuar qasje të ndryshme në mënyrë që ta përmirësojnë aftësinë e komunikimit midis fëmijëve me autizëm, si dhe ata fëmijë me aftësi minimale të komunikimit verbal. Përafërsisht rreth 30 për qind e fëmijëve të prekur nga autizmi mbesin në shkallë të ulët verbale. Ekspertët kishin zbuluar se shkathtësitë në të folur në masë të madhe ishin përmirësuar kur terapia shoqërore e komunikimit ishte bazuar në përparimin e tyre individual dhe ishte shpërndarë duke përdorur kompjuterët tabletë. Në studim kishin marrë pjesë rreth 61 fëmijë të prekur me autizëm, të moshave 5 dhe 8 vjeç. Për gjashtë muaj rresht, secili fëmijë kishte pranuar terapi komunikimi, duke u përqendruar në gjestet, e po ashtu edhe në gjuhët e huaja. Studiuesit kishin zbuluar se ata fëmijë që kishin përdorur kompjuterët kishin mësuar gjuhë të huaja në krahasim me ata, me të cilët ishte marrë një person i vetëm.

(Kosova Sot Online)