Përzierja e tri erëzave që shkatërron kancerin

  • 11 qershor 2019 - 15:32
Përzierja e tri erëzave që shkatërron kancerin

Mjekja Carolyn Anderson thotë se nuk keni pse të keni frikë kancerin nëse përzieni dhe konsumoni tri erëza. Bëhet fjalë për tri erëza që lehtë mund t'i keni. Anderson thotë se nga përvoja e saj kishte studiuar traditën e vjetër dy mijë vjet, që për këto vite edhe përdoren në Indi ndërsa që rezultatet tashmë janë vërtetuar nga ekspertë dhe mjekë perëndimorë. Këto tri erëza çudibërëse janë kurkuma, vaji i ullirit dhe piperi. Përzieni një të katërtën e lugës së kurkumës me gjysmë luge vaj ulliri dhe shtoni piper të bluar.

Të gjitha përziejini bashkë. Masën e fituar mund t'ua shtoni sallatave dhe gjellëve, por mund ta konsumoni edhe ashtu të vetme. Nëse e shtoni në shujta të ngrohta, atëherë bëjeni në fund në mënyrë që të mos gatuhet. Nëse e përdorni ashtu të vetme, mund ta përzieni me pak ujë. Gjithçka fshihet te kurkuma. Kjo është një erëz në formën e pluhurit të verdhë, ndërsa përbërësit e saj janë antioksidues tepër të fortë. Hulumtimet kanë treguar se kurkuma parandalon kancerin në zorrë të trashë, prostatë, tru dhe në gji.


(Kosova Sot Online)