Çaji i bimëve që zbut mundimet derisa udhëtoni

  • 11 June 2019 - 15:36
Çaji i bimëve që zbut mundimet derisa udhëtoni

Në momentin kur niseni për rrugë, zieni çajin e bimëve i cili stimulon tretjen, parandalon mundimin, të vjellat si dhe dhimbjet e kokës. Nëse secili udhëtim paksa më i gjatë, me veturë, tren apo aeroplan shkakton mundim dhe sulme të anktheve, atëherë simptomat do t'i zbutni me ndihmën e natyrës. Në 2 dl ujë të vluar, shtoni gjethe të trumzës dhe xhenxhefil në pluhur.

E mbuloni, prisni që çaji të ftohet pak dhe më pas e pini. Këtë recetë mund ta përsërisni disa herë, aq gjatë sa edhe mund të zgjatë udhëtimi juaj. Të njëjtin efekt do ta keni edhe me përzierjen e vajit esencial të mentës, limonit dhe bademit. Përzieni dhjetë pika vaj esencial të mentës dhe dhjetë pika vaj limoni dhe me këtë përzierje aromatike ju bëni masazh qafës dhe gjoksit, para se të niseni për rrugë. Vërejtje: Kjo përzierje me mentë, limon dhe badem nuk preferohet për gra shtatzëna si dhe fëmijë më të rinj se tetë vjeç. 


(Kosova Sot Online)