Doni të dobësoheni? Hani si meshkujt

  • 12 qershor 2019 - 10:25
Doni të dobësoheni? Hani si meshkujt

Një ekspert kulmor për ushqime thotë se femrat mund të dobësohen nëse thjesht fillojnë të hanë si meshkujt. Jim White, dietolog dhe trajner nga Virxhinia, beson se fermat duhet të përvetësojnë shprehitë e meshkujve në të ushqyer. Kjo d.m.th. se do të duhej të harrojnë gjësendet dietetike dhe të hanë mish në vend të sallatës. White thotë se vetë akti i mbajtjes së dietës vetvetiu çon deri te ajo që femrat t’i humbin më vështirë kilet e tepërta sesa meshkujt. - Njerëzit që mbajnë dieta restriktive shpesh priren që të hanë më tepër, sesa ata që nuk mbajnë dieta. Meshkujt rrallëherë mbajnë dietë. Natyrisht, ata do të mundohen herë pas here që të hanë gjëra më të shëndetshme, por kjo mbaron me kaq – thotë ai. Ai thekson se femrat duhet të ruhen nga gjësendet ushqimore ku shkruan “dietetik”, apo “light”, meqë ato nuk përmbajnë mjaft proteina dhe yndyra, të cilat na mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë. Ai thotë se, në vend të sallatës, femrat mund ta hanë një filetë të mirë të mishit, por pa patate të fërguara, meqë proteinat nuk të bëjnë të shtosh në peshë. 

(Kosova Sot Online)