Helmet që gjenden në kuzhinën tone

  • 12 June 2019 - 10:47
Helmet që gjenden në kuzhinën tone

Me gjasë nuk e keni ditur, por gati secili prej nesh në shtëpi ka gjësende ushqimore, të cilat përmbajnë substanca që mund të konsiderohen helme

BËRTHAMAT E PEMËVE

Sikur mollët, po ashtu edhe qershitë përmbajnë bërthama, të cilat përmbajnë një sasi të thartirës prusike. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për bërthamat e pjeshkave dhe kajsive. Kjo thartirë mund të jetë e dëmshme, sidomos për fëmijët, por vetëm nëse konsumohet në sasi tepër të mëdha.

ARRËMYSHKU

Kjo është një mëlmesë e njohur, por duhet të dozohet me kujdes. Në sasi të tepërta mund të shkaktojë përshpejtim të punës së zemrës, dhembje, bile edhe halucinacione, delirium dhe vdekje.

PATATET

Helmet glikoalkaloide mund të gjenden në gjethe, kërcell dhe sytha të patateve, sidomos nëse mbeten të qëndrojnë gjatë në dritë. Glikoalkaloidet mund të shkaktojnë ngërçe në bark, diarre, dhembje të kokës... Për këtë shkak, mos i përdorni patatet me njolla të gjelbra.

BAJAMET

Bajamet e papjekura, sikur edhe bërthamat e pemëve, përmbajnë sasi të mëdha të thartirës prusike. Vetëm shtatë deri dhjetë bajame të hidhëta mund të shkaktojnë probleme te të rriturit, e te fëmijët bile edhe vdekje.

MJALTI

Për shkak se nuk pasterizohet, mjalti nga disa lloje të bimëve mund të përmbajë andromedotoksina, të cilat mund të shkaktojnë marramendje, djersitje të tepërt, mundim dhe vjellje. Këto simptoma megjithatë paraqiten shumë rrallë edhe atë kryesisht te personat që vuajnë nga alergjitë.

DOMATET

Kërcejtë, gjethet dhe domatet e papjekura përmbajnë sasi të vogël të helmit tomatinë, i cili mund të shkaktojë probleme me bark. Por, për të ardhur deri te kjo, nevojitet që të merret kjo substancë në sasi të madhe.

BIMA “RABARBARO”

Gjethet e kësaj bime përmbajnë thartirën oksalike, e cila merr pjesë në formimin e gurëve në veshka. Nëse do të hanit pesë kg të këtyre gjetheve, atëherë kjo do të ishte fatale për ju, por mjaftojnë edhe sasitë shumë më të vogla që të sëmureni keq.

(Kosova Sot Online)