Mjalti dhe kanella, në shërbim të shëndetit

  • 12 qershor 2019 - 17:28
Mjalti dhe kanella, në shërbim të shëndetit

Nëse keni problem me kallje të nyjave, atëherë merreni pak mjaltë dhe vendoseni në ujë të vakët. Shtojeni një lugë kanellë dhe përgatiteni një mazë, me të cilën do ta ngjishni vendin që ju dhemb. Mund ta merrni çdo mbrëmje dhe mëngjes nga një filxhan me ujë të vakët, me dy lugë mjaltë dhe një lugë të vogël kanellë, dhe ta pini. Nëse keni probleme me rënien e flokëve, atëherë përgatiteni një masë nga vaji i nxehtë i ullirit, një lugë mjaltë dhe një lugë të çajit kanellë, ku para larjes së flokëve, mbajeni këtë masë në kokë.

Më pas, shpëlajeni si rëndom. Infeksionet e fshikëzës së urinës i largoni nëse pini 2 lugë të pluhurit të kanellës dhe një lugë të çajit mjaltë, me ujë të vakët. Nëse ju dhemb dhëmbi dhe nuk keni lënë gjë pa provuar, atëherë përgatiteni një masë nga një lugë çaji kanellë dhe pesë lugë të çajit mjaltë. Atë masë vendoseni në dhëmbin që ju dhemb, duke e përsëritur pesë herë në ditë. Nëse keni probleme me zemër, atëherë përgatiteni një masë nga mjalti dhe kanella dhe lyejeni në bukë në vend të lyerjeve të tjera. 

(Kosova Sot Online)