Bakteret depërtojnë përmes kostumeve të lagura të larjes

  • 13 June 2019 - 10:34
Bakteret depërtojnë përmes kostumeve të lagura të larjes

Larja nëpër pishina dhe në ujin, i cili nuk është i vërtetuar se është i pastër, si dhe mbajtja veshur për një kohë të gjatë e kostumeve të larjes, ndikojnë shumë në shëndetin tuaj në përgjithësi, sidomos në traktin urirar. Mu për këtë arsye, infeksionet gjatë stinës së verës për 40 për qind janë më të shpeshta. Kur baktere të shumta arrijnë të depërtojnë në organizmin tuaj, menjëherë shfaqen simptoma, si dhimbje në pjesën poshtme të stomakut. Infeksionet zakonisht ndodhin atëherë kur bakteret depërtojnë përmes zorrës së trashë. Mirëpo, disa femra janë më të prira për t'u prekur nga infeksione të shumta. Kjo ndodh si pasojë e mbajtjes veshur për një kohë të gjatë të kostumeve të larjes, e po ashtu edhe mënyra se si visheni në krahasim me kushtet klimatike.

(Kosova Sot Online)