Ilaçi 'Antipsychotic' ndërlidhet me rënien e volumit të trurit

  • 13 June 2019 - 11:01
Ilaçi 'Antipsychotic' ndërlidhet me rënien e volumit të trurit

Një studim i publikuar sot ka konfirmuar lidhjen midis medikamentit 'antipsychotic' dhe një rënieje të vogël, por të matshme. Për të parën herë, hulumtuesit ishin në gjendje ta ekzaminojnë, nëse kjo rënie ishte e dëmshme për pacientët, sidomos në funksionet kognitive dhe në përgjithësi në simptoma, por gjatë nëntë viteve rresht sa ishte përcjellë kjo rënie, ata kishin ardhur në përfundim se nuk ishte vërejtur ndonjë ndikim. Derisa ne të gjithë plakemi, truri jonë humb pak nga volumi i tij, me fjalë të tjera, qelizat e trurit dhe lidhjet. Ky proces, i njohur ndryshe edhe si atrofi, zakonisht në mënyrë tipike fillon në moshën tonë 30- vjeçare dhe vazhdon tutje me plakjen tonë. Me këtë rast, shkencëtarët e kanë vërejtur se personat që janë të diagnostikuar me skizofreni e humbin më shpejt volumin në trurin e tyre, në krahasim me personat e shëndoshë, por një arsye pse ndodh kjo ende nuk është zbuluar. Tani, në një studim të publikuar në revistën shkencore 'PLOS ONE', një ekip i shkencëtarëve nga Finlanda dhe ata nga Kembrixhi, kanë identifikuar normën e rënies te pacientët, si ata me skizofreni, po ashtu edhe te personat e shëndetshëm. 

(Kosova Sot Online)