5 dobitë e rëndësishme të vitaminave C

  • 13 June 2019 - 18:57
5 dobitë e rëndësishme të vitaminave C

SHTON JETËGJATËSINË

Hulumtimet tregojnë se pos konsumimit të vitaminave C, përmes pemëve dhe perimeve, marrja e kësaj vitamine përmes suplementeve po ashtu ndikon në jetëgjatësi. Hulumtimet tregojnë se sasia e mjaftueshme e kësaj vitamine në bazë ditore, meshkujve mund t'u ndihmojë të jetojnë deri në gjashtë vite më gjatë, e kur bëhet fjalë për femrat, kjo shifër arrin deri në dy vjet.

PARANDALON KANCERIN

Vitamina C tash e një kohë të gjatë cilësohet si armë natyrale, e cila ndihmon në parandalimin dhe zhvillimin e kancerit. Përbërësit antioksidues të vitaminës C ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të ADN-së, dëmtimet dhe nga mutacionet. Përmirëson sistemin imun, si dhe forcon aftësinë e organizmit në luftimin kundër kancerit dhe formimit të substancave, që shkaktojnë shfaqjen e kancerit.

PËRMIRËSON SHËNDETIN E ESHTRAVE

Tash e një kohë dihet që mënyra më e mirë për ta luftuar osteoporozën është sasia e mjaftueshme e kalciumit. Mirëpo, ajo që më pak është e njohur është se vitamina C, në rastin konkret, është po aq e rëndësishme. Femrat pas menopauzës, që përdorin suplemente, kanë dendësi më të fortë të eshtrave, në krahasim me ato femra, që nuk e marrin në sasi të mjaftueshme.

PËRMIRËSON SHIKIMIN

Në bazë të studiuesve, sytë tanë kanë nevojë të shumtë për vitamina C, për t'i luftuar radikalet e lira, që mund të formohen si pasojë e rrezeve të dëmshme të diellit. Hulumtimet tregojnë se sasia e mjaftueshme e vitaminave C mund ta luftojë kataraktin.

PËRMIRËSON SHKRIRJEN E YNDYRAVE

Vitamina C ndihmon sintezën, e cila ndihmon metabolizmin për shkrirjen e yndyrave me rastin e ushtrimeve. Hulumtimet tregojnë se femrat që gjatë ushtrimeve konsumojnë sasi të mjaftueshme të vitaminave C, më shpejt shkrijnë shtresat dhjamore, madje për 25 për qind më shpejt, në krahasim me femrat që nuk e konsumojnë. Burimet më të mira natyrale me vitamina C janë lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve, agrumet, kivi, dredhëzat, shalqiri, brokoli, sallata e gjelbër dhe specat. Sasia ditore e mjaftueshme për femra është 75 mg, ndërsa për meshkuj 90 mg, nëse jeni duhanxhinj kjo dozë shtohet edhe për 35 mg.

(Kosova Sot Online)