Njerëzit nuk përdorin më shumë se 10 për qind të trurit - është mit

  • 14 June 2019 - 08:54
Njerëzit nuk përdorin më shumë se 10 për qind të trurit - është mit

Është një koncept që është përsëritur shumë shpesh, saqë nganjëherë është shndërruar në një urtësi që duhet pranuar. Por, thënia e vjetër se njeriu përdor vetëm 10 për qind të trurit të tij, sipas shkencëtarëve është një mit e asgjë më tepër. Barbara Sahakian, profesoreshë në klinikën neuropsikologjike në universitetin e Kembrixhit, thotë se ideja që ne përdorim vetëm 10 për qind të trurit tonë është 'e paskrupullt dhe pa kurrfarë kuptimi'. I gjithë truri është në përdorim dhe atë gjatë gjithë kohës, përfshirë këtu neuronet, qelizat nervore, këto gjithmonë bëjnë diçka. Regjione të ndryshme të trurit përdoren për funksione të ndryshme të trupit, si për shikimin, dëgjimin, të folurit, kontrollin e muskujve.

(Kosova Sot Online)