Bima me fuqi çudibërëse

  • 14 June 2019 - 08:58
Bima me fuqi çudibërëse

Bima kumak ( lat. Calendula officinalis) është e shkëlqyeshme kundër sëmundjeve të lëkurës si akneve dhe ekzemës, e përdoret edhe kundër plagëve dhe të ënjturave. Për shërim përdoret lulja me ngjyrë të portokalltë të ndezur dhe atë në formë të tharë. Prej saj mund të zihet çaj dhe vaj, ndërsa efektin e saj prej një bime shëruese e kanë vërtetuar edhe grekët dhe romakët e vjetër. Pasi që nxit djersitjen përdoret kundër temperaturës së lartë dhe gripit. Falë provitaminave A, është e dobishme për sytë. Ndikon kundër infeksioneve, largon dhimbjet nga trakti tretës, normalizon punën e mëlçisë e po ashtu fuqia e saj është vërtetuar edhe në ndalimin e diarresë.

(Kosova Sot Online)