Kolesteroli shkakton kancerin, sulmin në tru dhe në zemër

  • 14 June 2019 - 11:48
Kolesteroli shkakton kancerin, sulmin në tru dhe në zemër

Kolesteroli ndoshta nuk është në majën e listës së problemeve për të cilat ju brengoseni. Por, hulumtimet tregojnë se niveli i lartë i kolesterolit mund të shkaktojë sulm në zemër dhe në tru. Niveli i lartë i kolesterolit shpeshherë është trashëgues dhe mund të shfaqet pa kurrfarë shenjash paralajmëruese.

SULMI NË TRU DHE NË ZEMËR

Efekt anësor i nivelit të lartë të kolesterolit është niveli i lartë i hormonit të estrogjenit, ka treguar hulumtimi i kryer në institutin 'Duke Cancer', që mund të rezultojë me lajmërimin dhe përhapjen e kancerit të gjirit.

DEMENCA DHE SËMUNDJA E ALZHEIMER-IT

Personat me sasi të lartë të nivelit të kolesterolit janë 'depo' e substancës 'amiloid plak', e cila ndërlidhet me demencën dhe sëmundjen e Alzheimer-it, që me kalimin e viteve po vjen gjithnjë e më shumë në shprehje, thuhet në hulumtimin e kryer në 'JAMA Neurology'.

HUMBJA E DËGJIMIT

Ushqimi i pasur me kolesterol, si produktet e papërpunuara të mishit, prodhimeve të furrës dhe ushqimit të zier, nuk janë të dëmshme vetëm për një figurë vitale, por ndërlidhen edhe me humbjen e dëgjimit, thuhet në studimin e publikuar në revistën 'The Journal of Nutrition'

(Kosova Sot Online)