Shëndeti përmes ushqimeve të ndryshme

  • 14 June 2019 - 11:52
Shëndeti përmes ushqimeve të ndryshme

Shëndeti ynë është i bazuar dhe varet më shumë nga ushqimet natyrale. Për t'u pajisur me të gjitha elementet që trupi dhe organizmi ynë ka nevojë, duhet të konsumojmë nga pak prej secilit ushqim, pasi që secili prej tyre është i pasur me elemente të ndryshme ushqyese

RREPKA

• Lëngu i rrepkës: parandalon krijimin e gurëve dhe rërës në idhcë, pezmatimin e fshikëzës së tëmthit, i obliguar në dietë për personat që kanë probleme me mëlçinë. • Këshilla e mjekut: para secilës shujtë kryesore të pini lëngun e rrepkës.

SOJA

• Shkaku i përbërësve që ka ndikon për një disponim të mirë. Kush i konsumon është në disponim të mirë dhe reagon me qetësi. • Përmirëson tretjen, lëkurën e bën më të bukur, përshpejton shkrirjen e yndyrave.

QEPA E KUQE

• Pakëson celulitin, përshpejton sistemin imun, në mënyrë psikologjike zbut pakënaqësitë dhe ndjenjën e vetmisë.

PEMËT ME BËRTHAMË

• Janë të pasura me antioksidues dhe vitaminën E, e cila mbron nga 'angina pektoris'. • Ndikojnë kundër sëmundjeve të zemrës. • Arrat zvogëlojnë mundësinë e sulmit në zemër, na mbrojnë nga kolesteroli, mbron kundër kancerit. Janë të pasura me aminoacidet Omega-3. • Janë të pasura me përbërës kundër kancerit. • Pemët me bërthamë, ku hyjnë edhe kikirikët, janë rregullues i mirë i insulinës dhe sheqerit në gjak.

KUMBULLAT E THARA

• Vetëm 4 kumbulla të thara për kafjall parandalojnë kancerin dhe sëmundjet e zemrës, pohojnë ekspertët. Kanë shumë antioksidues, në 100gr. 5.770 prej tyre. Pas tyre radhitet lakra e Brukselit me 2.830 antioksidues në 100 gr. Dhe boronicat me 2.400.

BUKA INTEGRALE

• Është e pasur me selen, hekur, magnez. • Mbron nga kanceri sepse ndikon mirë në sistemin imun, ndërsa ai antioksidues mbron trupin prej radikalëve të lirë, molekula këto që dëmtojnë qelizat.

BANANET

• Ndihmon në parandalimin e sulmit në tru. • Janë të pasura me kalium.

ARTIÇOK

• Është i dobishëm kundër sëmundjeve të veshkës, cirrozës së mëlçisë, është antioksidues i fortë. • Gjethet e tij përmbajnë substancën e hidhur, shumë të shëndetshme, e cila ul nivelin e kolesterolit të keq. Përmirëson gjakrrjedhjen, si dhe mbron mëlçinë duke stimuluar ringjalljen e qelizave të saja.

(Kosova Sot Online)