Ushqimi i dëmshëm shkatërron trupin

  • 14 June 2019 - 16:22
Ushqimi i dëmshëm shkatërron trupin

S htimi i thartirës në organizëm, apo ushqimet e tharta mund ta dëmtojë atë, e madje t'i shkatërrojë organet dhe qelizat. Në mënyrë që organizmi ta ruajë vlerën optimale të pH, për çdo ditë duhet të merrni rreth dy të tretat a ushqimeve bazike dhe një të tretën e artikujve të thartë.

Të gjitha ushqimet që i konsumojmë mund të na ngopin, por edhe ta 'erëzojnë' organizmin, sepse ndikojnë në ekuilibrin e pH. Për shembull, marrja e sasisë së madhe të mishit, qumështit dhe prodhimeve të qumështit, ushqimeve të papërpunuara, vezëve miellit të bardhë dhe sheqerit, ëmbëltuesve artificial, pijeve të gazuara dhe atyre të ëmbla, ushqimit të shpejtë, shtohet thartira në organizëm, që mund t'i dëmtojë apo edhe t'i shkatërrojë në përgjithësi qelizat dhe organet.

Çekuilibri i përmendur ndikon në dobësimin e sistemit imun, nxit depresion, nervozë si dhe shfaqjen e pothuajse të gjitha sëmundjeve kronike.

Ushqimet e tharta

Prodhimet e qumështit: gjalpi, djathi i lëngshëm, akullorja, qumështi i sojës dhe i lopës, djathërat e forta. Mishi: të gjitha llojet e mishit, vezët, peshqit dhe gaforret, mishi i papërpunuar. Drithërat: të gjitha llojet e drithërave, përfshirë bukën, makaronat dhe orizin. Pemët me lëvore të fortë, farat dhe vajrat: lajthitë, arrat, arrat braziliane, fëstëkët, vaji i bademit, susamit, lulediellit dhe i shafranit. Pemët: pemët me sheqer, qershitë, manaferrat, vishnjat. Ëmbëltuesit: sheqeri, shurupi i misrit.

Erëzat dhe të tjerat: gjemi, maja, çokolata, sheqeri, kakao, vanilja, çaji i zi, mjalti. Shmangni qumështin me çokollatë, pijet e gazuara, duhanin, verën dhe alkoolin. Vajrat neutrale: vaji i shtrydhur u ullirit, i sojës dhe i lirit. • Sistemin kardiovaskular: hipertension, çrregullim në qarkullimin e gjakut, marramendje, migrenë.

• Metabolizmi: sulme të urisë dhe dëshirë e papritur për ëmbëlsira, diabetin, gurin në veshka. • Sistemi tretës: gastritin akut dhe atë kronik, probleme me tretjen (kapsllëk), fryrje.

• Sistemi i muskujve dhe eshtrave: gishti, dhimbjet në muskuj, dhimbje akute dhe kronike në shpinë dhe në qafë.

• Dermatologji: rënia e flokëve, thyerja e thonjve, lëkura e thatë, aknet, celulitin.

• Stomatologjia: kariesi, paradentoza.

Ushqimi bazë

Prodhimet e qumështit: ajkë, djathë dhe jogurt. Perimet: panxhari, brokoli, lakra, karota, selino, trangujt, patëllxhani, hudhra, bizelja e gjelbër, lulelakra, sallata e gjelbër, kërpudhat, qepa, specat, spinaqi, domatja, xhenxhefili, patatja.

Pemët: avokado, ananasi, banania, boronicat, pjeshkat, limoni, shalqiri, nektarinat, mjedra, mandarina, grejpfruti, pjepri, mango, dardha, molla, qershitë, papaja, portokajtë, kajsia, rrushi i tharë, rrushi, dredhëzat. Pemët me lëvore të fortë, farat dhe vajrat: farat e kungullit, gështenja, vaji i susamit, bademit dhe avokados. Drithërat: elbi, orizi i egër dhe kafeja.

(Kosova Sot Online)