Ushqimi i zier, i dëmshëm për lëkurën

  • 14 June 2019 - 17:40
Ushqimi i zier, i dëmshëm për lëkurën

Lëkura, shkaku i funksioneve të saja të shumtë për organizmin, duhet të mbrohet nga faktorët e jashtëm dhe ata të brendshëm, pasi që lëkura është pasqyrë e shëndetit në përgjithësi. Ushqimi i cili është i shëndetshëm për lëkurën është i njëjti ushqim i cili kujdeset edhe për shëndetin e mëlçisë.

Para së gjithash, nevojitet që nga menyja të largoni ushqimet e ziera, yndyrat e ngopura, produktet e mishit të papërpunuar, djathin e fortë si dhe ushqimet e grimcuara si çipsat. Ushqimi që mbron lëkurën është i pasur me vitamina, të cilët janë të domosdoshëm për mbrojtjen e lëkurës. 

Këta janë vitaminat A, C, E, F. Vitaminat e kompleksit B, që gjenden në drithërat integrale, mishi i peshkut, vezët mbrojnë organizmin nga stresi, që ndikon në lëkurë të shëndetshme dhe për një gjumë të mirë. Mjafton konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe qarkullimi i mirë i gjakut, që arrihet përmes masazhit, shëtitjes në natyrë, ushtrimet e lehta dhe bërja dush me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot Online)