Në këtë mënyrë ushqimet zgjasin më gjatë dhe kanë shije më të mirë

  • 15 June 2019 - 08:36
Në këtë mënyrë ushqimet zgjasin më gjatë dhe kanë shije më të mirë

Me rastin e blerjes së artikujve ushqimorë, është me rëndësi ta dini cilësinë dhe prejardhjen, por është edhe më me rëndësi si t'i mbajmë dhe t'i ruajmë nga prishjet.

Në fakt, me disa këshilla të thjeshta, ushqime të caktuara do të mund të zgjasin më gjatë dhe të kenë shije më të mirë.

Domatet ktheni mbrapsht

Pos fshehtësisë se domatet e gjelbra t'i lini në dërrasën e dritares, në mënyrë që të piqen, dhe se do të jenë një kombinim i shijshëm, ekziston edhe një fshehtësi tjetër. Domatet ruani të kthyera mbrapsht. Në këtë mënyrë do ta shmangni prishjen e tyre, do ta ndaloni depërtimin e ajrit dhe lagështisë, si dhe do ta parandaloni procesin e kalbjes.

Dredhëzat t'i ngrohni pak

Ndoshta keni dëgjuar se larja e dredhëzave me ujë të ngrohtë, tharja me letër e më pas mbajtja në frigorifer zvogëlon mykun. Mirëpo, ekziston një hap tjetër, krejt i gabuar, që shumë pak persona e përdorin, dredhëzat i konsumojnë të ftohta akull. Në fakt, dredhëzat me temperaturë të dhomës kanë shije më të mirë. Prandaj, detyrimisht, para se t'i konsumoni, i nxirrni prej frigoriferit, një orë para se t'i konsumoni. 

Zgjatni afatin e rrushit!

Rrushi do të qëndrojë më gjatë, nëse në frigorifer e mbani në një qese të plastikës. Mirëpo, gjithsesi se duhet të keni kujdes në cilësinë e rrushit kur ta blini. Pra, nëse rrushi vjen nga vise të largëta, atëherë afati i tij i përdorimit natyrisht se do të jetë më i shkurtër. Ju preferojmë që të blini rrush nga viset më të afërta.

Shpargujt mbani të freskët!

Shpargujt janë ushqim shumë i shëndetshëm, e në mënyrë që ata gjithmonë të jenë të freskët në frigoriferin tuaj, shtojuni pak ujë. Në fakt, shpargujt më së miri është t'i mbani në ujë. Me rëndësi është që ena, ku i mbani shpargujt, të jetë e mbushur deri në majë, prandaj edhe do të jenë më të freskët. Nëse kanë filluar të kenë myk, atëherë freskinë do t'ua ktheni duke i lënë për gjysmë ore në letër të lagur.

Afati i përdorimit të agrumeve

Ngjashëm sikurse dredhëzat, edhe portokajtë dhe grepi kanë shije më të mirë, nëse i ruani në temperaturën e dhomës. Po ashtu edhe limoni ofron më shumë lëng, nëse e mbani në temperaturën e dhomës. Në fakt, në bazë të fjalëve të ekspertëve, shumica e agrumeve do të mbesin ashtu të lëngshme, nëse i mbani në temperaturë të dhomës, madje për një javë, por nëse i mbani në frigorifer, do të zgjasin më shumë, por cilësia e tyre bie.

(Kosova Sot Online)