Ecja nordike: Ruan linjën e nyjat dhe forcon qarkullimin e gjakut

  • 15 June 2019 - 08:55
Ecja nordike: Ruan linjën e nyjat dhe forcon qarkullimin e gjakut

Pa marrë parasysh sa ju duket e pazakontë, përmes ecjes nordike do të forconi muskujt, do të humbni kilogramët shtesë dhe do ta shtoni vetëbesimin. Të moshuarit mbi 65-vjeçarë mesatarisht kalojnë 10 e më shumë orë duke ndenjur ulur apo shtrirë.

Por, orët e kaluara ulur dhe shtrirë paguhen shtrenjtë, pasi që jeni më të prirë për t'u rrëzuar, mbipesha dhe sëmundjet e zemrës. Përkundër paragjykimeve, pikërisht trupit në moshë i nevojitet aktiviteti më shumë se kurrë, në mënyrë që të jenë vital dhe plot energji.  

Për përmirësimin e qëndrueshmërisë mjafton aktiviteti fizik, mesatarisht prej 150 minuta në javë. Në fillim ky lloj i ushtrimeve është menduar për sportistët, që merreshin me skijim, por studimet shpejt e kanë vërtetuar se deri 46 për qind është më efikase sesa ecja e zakonshme, si dhe shton shkrirjen e kalorive nga 20 deri 45 për qind.

Me këtë rast, për 30 për qind zvogëlohet dëmtimi i nyjave të këmbës, pakësohen problemet me boshtin kurrizor dhe me shpinë, si dhe shtohen funksionet në mushkëri.

(Kosova Sot Online)