Jogurti probotik ul shtypjen e gjakut dhe mbron nga sëmundjet e zemrës

  • 15 June 2019 - 09:34
Jogurti probotik ul shtypjen e gjakut dhe mbron nga sëmundjet e zemrës

Konsumimi i rregullt i jogurtit probiotik mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, si dhe redukton rrezikun për të pësuar sulm në tru dhe nga sëmundjet e zemrës.

Hulumtuesit nga Instituti Grigit i Shëndetësisë në Australi kishin ekzaminuar të dhënat e rreth 540 pjesëmarrësve. Ata kanë zbuluar se bakteret, të cilat jetojnë me këtë lloj të jogurtit ndikojnë në uljen e shtypjes së gjakut.  

Autori, që kishte udhëhequr studimin, dr. Jing Sun, tha: 'Ky koleksion i vogël studimesh, të cilat i kemi vështruar, sugjerojnë se konsumimi i rregullt i probiotikëve mund të jetë pjesë e një stili të shëndetshëm të jetës, që ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut, e po ashtu ta mbajë nivelin e gjakut në shkallë të shëndetshme'.

(Kosova Sot Online)