Pastruesi i organizmit me dardhë, tranguj dhe xhenxhefil

  • 15 June 2019 - 14:42
Pastruesi i organizmit me dardhë, tranguj dhe xhenxhefil

Disa herë kemi folur rreth dobive që kemi prej xhenxhefilit, por kësaj radhe jua sjellim një kombinim të shijshëm me dardhë dhe tranguj. Pos se ushqimit i shton bukuri ekzotike, xhenxhefili është tepër i shëndetshëm. Hulumtimet mjekësore tregojnë se rrënja e tij është ilaç kundër mundimeve dhe të vjellave, e shumica e përdorin edhe për forcimin e sistemit imun dhe kundër kollës. Dardhat e lëngshme, të ëmbla dhe të shijshme i duam të gjithë. Janë burim i mirë i fibrave dietale, që veprojnë si ilaç për sistemin e tretjes dhe sistemin kardiovaskular.

PËRBËRËSIT

• 3 dardha pa kërcell, të prera në katër vende • 2 rrathë të hollë xhenxhefili • 1/4 e trangullit. Të gjithë këta përbërës i futni në blender, i përzieni dhe menjëherë i shërbeni. 


(Kosova Sot Online)