4 mënyrat si xhinxheri ju ndihmon të humbisni kile

  • 16 June 2019 - 08:06
4 mënyrat si xhinxheri ju ndihmon të humbisni kile

Xhinxher është një produkt i domosdoshëm për vlerat ushqyese që ka në organizëm. Megjithëse është futur vonë në kuzhinën ballkanike, ai ka zënë vend të rëndësishëm dhe rekomandohet për shumë përfitime në organizëm, ndër to edhe humbja në peshë.

Ai ka një shije të pangatrrueshme dhe ndihmon sistemin tretës të funksionojë më mirë, jo më kot është i përdorur gjerësisht nga dietologët dhe renditet mes këshillave të tyre. Por si mund ta konsumoni për të humbur disa kile që i konsideroni të tepërta?

Mund të përzieni xhinxher me limon dhe ujë dhe ta konsumoni gjatë ditës. Një tjetër kombinim është edhe uthulla e mollës me xhinxher, të dy produket shumë të vlefshëm për rënien në peshë.

Nëse jeni fansa të çajreve do rekomandonim kombinimin e çajit jeshil me xhinxher dhe opsioni i fundit do të ishte lëngu i xhinxher që blihet i gatshëm dhe ndihmon në humbjen në peshë.

(Kosova Sot Online)