Rrezitje gjatë shtatzënisë: po apo jo?

  • 16 June 2019 - 08:52
Rrezitje gjatë shtatzënisë: po apo jo?

Pak rrezitje po, por kujdes dhe në masë! Rrezitja në masë të madhe nuk sugjerohet, sepse shkakton dehidrimin e organizmit. Në fakt, shtatzënave rrezitja nuk u sugjerohet, pasi, pos dehidrimit, ngre temperaturën e trupit dhe ndikon në shtypjen e gjakut. Është vërtetuar se rrezet e diellit, si pasojë e dehidrimit të organizmit, mund të shkaktojnë abortin e parakohshëm, ndërsa ngritja e temperaturës së trupit për një periudhë të gjatë kohore mund ta shkaktojë dëmtimin e frytit. Prandaj, në të ardhmen duhet ta shmangni qëndrimin e gjatë në dielli, sidomos nga periudha midis orës 11 deri në orën 17, të pini sasi të mjaftueshme të lëngjeve, të bëni dush më shpesh, të hani ushqim të lehtë.

(Kosova Sot Online)