E pabesueshme! Veshët pastrohen vetvetiu

  • 16 June 2019 - 11:32
E pabesueshme! Veshët pastrohen vetvetiu

Shkaku i komplikimeve të mundshme që shfaqen si pasojë e higjienës standarde të kanalit të veshit, ekspertët e otorinolaringologjisë këshillojnë që veshin ta lëmë të pastrohet vetvetiu. Të gjithë ne kemi një ritual të njëjtë, menjëherë pas dushit kapim një shkop për veshë dhe vetëm kur ta ndotim ndihemi të pastër. Por, ekspertët mendojnë se higjiena e veshëve në këtë mënyrë është e gabuar! Kirurgët botërorë për qafë dhe kokë sugjerojnë që me shkopinj kurrë të mos e pastrojmë dyllin, pasi që ai ka dobinë e vet për veshë. Kjo masë, e quajtur cerumen, luan rol mbrojtës për veshët tanë. Është dylli ai që kanalin e veshit e mban të pastër, pasi që pluhuri mund ta dëmtojë membranën e daulles së veshit. Ajo masa me ngjyrë të verdhë, lëmon lëkurën në kanalin e veshit. Besoni apo jo, veshët pastrohen vetvetiu, derisa përtypim apo flasim me dikë. Deri te problemet vjen kur me shkop provojmë ta pastrojmë veshin, e largimi i masës së verdhë shkakton shfaqjen e infeksioneve dhe baktereve.  

(Kosova Sot Online)