Kungulleshkat, ushqimi ideal për të humbur në peshë

  • 17 June 2019 - 09:01
Kungulleshkat, ushqimi ideal për të humbur në peshë

Përmbajtja e lartë e ujit kungulleshkat i bën që të shndërrohen në një ushqim ideal për të gjithë ata që duan ta luftojnë mbipeshën. Falë përmbajtjes së tyre me folate, vitamina C dhe beta-karotinë, kungulleshkat mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut, pastaj mbrojnë nga sulmi në tru dhe ai në zemër, derisa magnezi dhe kaliumi rregullojnë shtypjen e gjakut. Fitonutrientet në lëngun e kungulleshkave posedojnë përbërës të fortë të luftojnë kancerin, derisa fibrat bimore nga lëvorja e saj reduktojnë kolesterolin. Kungulleshkat më së miri është t'i hani me lëvore, në mënyrë që t'i shfrytëzoni të gjithë përbërësit e saj shërues.

(Kosova Sot Online)