Puberteti i hershëm shton rrezikun që vajzat të preken nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri në gji

  • 17 June 2019 - 10:58
Puberteti i hershëm shton rrezikun që vajzat të preken nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri në gji

Mosha kur një vajzë arrin pubertetin mund të ndikojë në shtimin e shkallës së rrezikut që të preken me diabet, sëmundje të zemrës e më pas edhe me kancer në gji. Studimi i fundit që është kryer në Universitetin e Kembrixhit ka zbuluar se mosha në të cilën një vashë arrin pjekurinë seksuale arrin momentin kur disa nga gjenet e njërit prind mund të transformohen tek ajo.

Zbulimi është bërë duke studiuar më shumë se 180,000 femra, e po ashtu edhe ADN-ja e tyre, ku përmes gjeneve ishte përcaktuar kur një vajzë arrin pjekurinë seksuale. Studiuesit kanë identifikuar 123 variacione gjenetike që ishin të lidhura me kohën kur vajzat kanë përjetuar ciklin e tyre të parë menstrual. Dr. Ong me këtë rast thotë 'përderisa faktorët e stilit të jetesës si nutricizmi dhe aktivitete fizike luajnë rol, zbulimet tona zbulojnë një rrjet të gjerë mjaft kompleks të gjeneve'.

'Ne ende jemi duke studiuar këta faktorë për ta kuptuar moshën e hershme të vajzave, për ta kuptuar se si puberteti ndërlidhet me rrezikun për t'u prekur nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe rreziku për kancer të gjirit', thonë ekspertët e studimit.

(Kosova Sot Online)