Artikujt ushqimorë që ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak

  • 17 June 2019 - 12:39
Artikujt ushqimorë që ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak

Para se të përcaktoheni për marrjen e ilaçeve kundër kolesterolit, provoni që këtë ta bëni në mënyrë krejt natyrale

MOLLËT

Kolesteroli i keq shton rrezikun për formimin e droçkave në gjak, që mund të përcillet me sulm në tru dhe në zemër. Një nga mënyrat e uljes së nivelit të tij është konsumimi i përditshëm i mollëve. Një mollë përmban rreth katër gramë fibra, që zvogëlojnë absorbimin e yndyrave në organizëm dhe ndikojnë në hedhjen jashtë të tyre.

PEMËT ME LËVOZHGË TË FORTË

Pa marrë parasysh a është fjala për arra, badem, lajthi, arra indiane apo llojet tjera të frutave me lëvozhgë të fortë, këto ushqime të shëndetshme janë të shkëlqyeshme në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe ngritjen e nivelit të kolesterolit të mirë. Janë të pasura me fibra dhe vitamina E, që ndikojnë shumë mirë për shëndetin e sistemit kardiovaskular.

HUDHRA DHE QEPA

Pos që e ulin nivelin e përgjithshëm të kolesterolit të keq, këto perime rrisin nivelin e kolesterolit të mirë për rreth 30 për qind, falë fitonutrienteve që posedojnë. Qepa dhe hudhra që në epokën antike përdoren në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, pasi që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe sekretojnë yndyrat tepricë në gjak. e po ashtu stimulojnë punën e veshkave dhe të mëlçisë.

SOJA

Ngjashëm sikur mishi i peshkut, soja është e pasur me proteina, që për dallim nga proteinat në mish, nuk ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq në gjak. Nëse tri herë në javë hani produkte të sojës, sipas studimeve të fundit, ku kishin marrë pjesë 132 persona me nivel të lartë të kolesterolit në gjak, atëherë niveli i kolesterolit të keq në gjak mund të ulet deri në shifrën 10 për qind.

AVOKADO

Ky ushqim ekzotik shpeshherë u sugjerohet atyre personave me nivel të lartë të kolesterolit në gjak, pasi që është i pasur me acidet që e ulin kolesterolin. Pa marrë parasysh nëse e hani me sallatë, ashtu të vetëm apo ndoshta edhe e përdorni vajin e avokados, të mirat që vijnë prej avokados janë të gjithanshme.

VAJI I ULLIRIT

Yndyrat e pangopura të vajit të ullirit janë faktor i jetëgjatësisë së atyre që preferojnë ushqimin mesdhetar. Yndyrat nga mishi i kafshëve janë të pasura me yndyrat trans, që ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Vaji i ullirit, por edhe vetë ullinjtë, ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak.

(Kosova Sot Online)