Lëngu magjik, i cili ju mundëson gjumë më të gjatë dhe më të rehatshëm

  • 17 June 2019 - 15:03
Lëngu magjik, i cili ju mundëson gjumë më të gjatë dhe më të rehatshëm

Ka ardhur koha që çajit nga kamomili me mjaltë dhe me qumësht t'i jepni pak pushim. Hulumtimi më i ri ka treguar se konsumimi i një lëngut natyral, dy herë në ditë, mund të zgjatë kohën gjumit. Në takimin 'Experimental Biology 2014' janë paraqitur rezultatet e hulumtimit më të ri në bazë të zilit, lëngu i vishnjave të tharta, dy herë në ditë, mund ta zgjasë kohën e gjumit për një orë e gjysmë.

Studiuesit nga Luziana kishin vëzhguar shtatë persona të vjetër, që vuanin nga pagjumësia, të cilët kishin konsumuar 2.5 dcl të këtij lëngu, për dy javë rresht. Më pas pasuan dy javë pa lëng, që në fund për edhe dy javë të përdorin placebo. Në krahasim me placebo, të anketuarit që kishin konsumuar lëngun kishin fjetur 84 minuta më gjatë. Lëngu i vishnjave ndryshe njihet edhe si burim i hormonit metatoninë, hormon ky, i cili ndikon në ciklin e fjetjes dhe të zgjimit. Frank Greenway, autor i studimit thotë: "Pigmentet e kuqe në lëngun vishnjave të tharta përmbajnë enzima, që zvogëlojnë infeksionet dhe prodhojnë substancën triptofan, që ndikon të flini dhe të jeni më të qetë". 

(Kosova Sot Online)