Brokoli lufton celulitin

  • 18 June 2019 - 10:13
Brokoli lufton celulitin

Kjo perime është burimi më i mirë me kalcium, pas qumështit, që parandalon forcimin e kolagjenit dhe grumbullimin e celulitit. Ndërsa, sipas ekspertëve, ushqimi jo i shëndetshëm është fajtori kryesor për krijimin e 'lëvores së portokallit', përkatësisht celulitit, problem ky i cili gjithnjë e më shumë prek femrat. Prandaj, kremrat e shtrenjta dhe tretmanët nëpër sallone të shtrenjta nuk mund të luftojnë edhe aq këtë dukuri, kundër celulitit. Në mënyrë që ta luftoni jo vetëm një betejë, por edhe krejt luftën, në menynë tuaj të ushqimit shtojeni bokolin, thekson dr Joana Hill nga universiteti Kalifornia.

Brokoli, është përplot me vitamina C dhe E, pastaj është i pasur me beta karotinë dhe kalium. Proteinat e brokolit janë antioksidues i shkëlqyeshëm, ndërsa që me konsumimin e shpejtë të tij përshpejtohet qarkullimi i gjakut, si dhe eliminohen helmet, që është kushti kyç për ta larguar celulitin.

Natyrisht, pos ushqimit nevojiten edhe disa ushtrime shtesë, sidomos në pjesë të caktuara të trupit, e kur krejt këto të jenë kombinuar, këmbët tuaja do të duken për mrekulli. 

(Kosova Sot Online)