Ushqimet që ofrojnë energji dhe përqendrim

  • 18 June 2019 - 12:18
Ushqimet që ofrojnë energji dhe përqendrim

Pa marrë parasysh nëse ju pret një ditë me shumë punë në zyrë apo thjesht natën e kaluar e keni kaluar me miq dhe jeni argëtuar tej mase dhe keni fjetur pak, këto ushqime do të jenë gjithçka që është e mundur që t'jua kthejnë energjinë dhe fuqinë, e bashkë me to edhe përqendrimin e duhur

UJI

Nëse e ndieni se truri juaj po punon më ngadalë se zakonisht apo më ngadalë se sa që do të duhej të punonte, pini sasi më të madhe të ujit, në mënyrë që ta përshpejtoni aktivitetin e trurit. Për të punuar, truri ka nevojë për ujë.

PORTOKAJTË

Portokajtë janë pema e pasur me sasi të lartë të vitaminave C. Kjo vitaminë, shumë e domosdoshme për organizmin e njeriut, shton shpejtësinë mendore dhe aftësitë për të menduar kthjellët. Nëse ndieni se nuk jeni në shkallën e duhur për punë, atëherë konsumoni një apo dy portokaj.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Çokollata e zezë është e pasur me shumë substanca të cilat lëvizin trurin dhe paraqiten si nxitëse për prodhimin e endorfinës, substancë kjo e cila në masë të madhe përmirëson disponimin. Çokollata e zezë po ashtu ndikon që të jeni më të përqendruar.

VEZËT

Nëse nuk e anashkaloni kafjallin, e sidomos për kafjall keni vezë për të ngrënë, atëherë të jeni të sigurt se jo vetëm se nuk do ta ndieni urinë dhe se nuk do të harroni takimet e detyrat tuaja, por gjithsesi se gjatë gjithë kohës do të jeni më syçelë dhe shumë të kthjellët. Vezët janë përplot me neurotransmetues, që përmirësojnë memorien.

SALMONI

F urnizojeni trurin tuaj me acidin DHA, lloj ky i acideve të shëndetshme që rrjedhin nga aminoacidet omega 3, që në masë të madhe përmirëson kujtesën. Burimi më i mirë i kësaj substance natyrisht se është mishi i peshkut, por, me këtë substancë më shumë dallohet salmoni, lloj i veçantë i peshkut.

(Kosova Sot Online)