Çaji i grurit bën çudinë

  • 18 June 2019 - 15:01
Çaji i grurit bën çudinë

Gruri është një bimë që kultivohet në mbarë botën. Në fakt, ai është bima e cila më së shumti përdoret për ushqim. Por, gruri nuk është vetëm për ushqim - edhe për shëndetin ka një rëndësi të veçantë. Çaji nga gruri është sidomos efektiv në shërimin e artritit, reumës, e madje edhe disa lloje të kancerit. Është i pasur me vitaminat e kompleksit B, shëron viruse, ndërsa kokrrat e pjekura të grurit janë të mira për pastrimin e krejt trupit.

RECETA: PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA

500 g grurë 2 dl mjaltë Përgatitja: Pastroni grurin në ujë dhe e thani në një pecetë të letrës. Grurin e piqni, ndërsa për pjekje përdorni stufën me dru dhe e përzieni gjatë gjithë kohës. Më pas e vendosni në një enë të metaltë dhe e përzieni me ujë të valë. E zieni për 25 minuta në zjarr të lehtë, e largoni nga zjarri dhe e mbuloni. E lini të qëndrojë për 5 minuta dhe sipas dëshirës i shtoni mjaltë. 

(Kosova Sot Online)