Katër mënyra për ta hequr qafe dhimbjen e tmerrshme të dhëmbit

  • 18 June 2019 - 15:04
Katër mënyra për ta hequr qafe dhimbjen e tmerrshme të dhëmbit

Aekziston ndonjë person që së paku njëherë në jetën e tij nuk e ka përjetuar dhimbjen e dhëmbit? Ju zbulojmë disa mënyra që ta zbusni dhimbjen e dhëmbit derisa të arrini te stomatologu.

AKULLI

Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive në trajtimin e dhimbjes së dhëmbit është akulli. Disa kubëza akulli i vendosni në një peshqir dhe e mbështesni në fytyrë, në vendin ku ndjeni dhimbjen. Akulli ju ndihmon ta vritni nervin e dhëmbit, e me këtë edhe dhimbjen.

SHTYPNI ASPIRINËN

Tabletën e shtypni dhe e bëni pluhur. Më pas me gisht e vendosni në dhëmbin ku keni dhimbje. Nëse dhëmbi është i prishur, kujdesuni që pluhur të arrijë në çdo pjesë. Pas 20 deri 30 minuta do të duhej të ndienit lehtësim.

ALKOOLI

Konsumimi i tij nuk ndihmon, por mbajtja e tij në gojë gjithsesi se do ta zbutë dhimbjen. Me këtë rast sugjerohen pijet e forta. Alkooli do ta qetësojë dhimbjen derisa nuk arrini te stomatologu.

UJI I NJELMËT

Një lugë kripë të kuzhinës ta përzieni me një gotë ujë të ngrohtë. Përzierjen e sillni nëpër gojë për një apo dy minuta. Këtë mënyrë përdoreni derisa nuk e zbrazni gotën.

(Kosova Sot Online)