Plani 24/7: Ja çfarë dhe kur duhet të hani për ta shkrirë dhjamin

  • 18 June 2019 - 18:23
Plani 24/7: Ja çfarë dhe kur duhet të hani për ta shkrirë dhjamin

Të ushtroni në mëngjes apo në mbrëmje? Kur dhe çfarë të hani gjatë ditës dhe si të pushoni në mënyrë të duhur për funksionimin e organizmit? Në këto dhe pyetje të tjera, ju sjellim përgjigjet të cilat ndihmojnë të sillni rregull në përditshmërinë tuaj. Mënyra e jetesës, pak kujt i lejon hapësirë për të planifikuar gjërat, qofshin ato edhe për një ditë të vetme. Mirëpo, secili mund të sjellë pak rregull në jetën e tij, të përshtatë shujtat ditore dhe në këtë mënyrë të bëjë shumë për shëndetin duke parandaluar sëmundjet. Shujtat nuk janë të ngjashme për nga sasia, dallojnë kafjalli, dreka dhe darka, e midis tyre edhe zamrat

KAFJALLI 7:30 (7-8)

Nuk ekziston kohë e caktuar për kafjall, por pasi që është shujta e pare në ditë, pas urisë gjatë gjithë natës, duhet ringjallur energjinë. Më së miri është të hani kafjall porsa jeni zgjuar, në afat prej një orë. Energji nënkupton yndyra të ekuilibruara të kafshëve dhe të bimëve, karbohidrate dhe pemë.

ZAMRA E PARË 10:30 (10-11)

Zamrat janë ushqime që shërbejnë si urë lidhëse midis shujtave kryesore. Qëllimi i zamrës midis kafjallit dhe drekës është ta përmbushë konsumimin e energjisë, që më së miri është të zgjidhni pemë, prodhime të tharta të qumështit dhe pemë me lëvozhgë të thatë. Nuk do të ishte mire të kombinohet kafeja dhe pijet e tjera të shpejta me kafeinë dhe sheqer përkatësisht ëmbëlsirat dhe pjekurinat.

DREKA 13:30 (13-14)

Dreka është shujta e mesme e ditës, e cila duhet të jetë e ekuilibruar në gjysmën e ditës aktive. Gjatë ditëve të nxehta përcaktohuni për perime, pastaj mish peshku, djathë dhe prodhime të qumështit si dhe mish pule. Tretja e ushqimit është kyçe, në vend të ushqimit të pjekur përcaktohuni për atë të freskët, të zier.

ZAMRA E DYTË 16:30 (16-17)

Jogurti dhe prodhimet e fermentuara të qumështit janë ushqime të shkëlqyeshme për marrjen e vitaminave, mineraleve si kalciumi, por edhe përkrahje në mbajtjen e ekuilibrit të duhur të mikroflorës së zorrës. Më së miri është t'i pini gjatë zamrës, e për ata që kanë telashe me tretjen e ushqimit, është mirë pas secilës shujtë kryesore të pinë jogurt.

DARKA 19:30 (19-20)

Darka është shujta e fundit. Dita e lodhshme kërkon material për tu relaksuar, e kjo do të thotë proteina lehtë të tretshme dhe perime të llojllojshme në pjatë. Nëse dita fizikisht ishte e lehtë, por plot me stres, relaksojeni veten tuaj me perime të pasura me antioksidues dhe minerale.

PËRFUNDIMI I DITËS 22:30 (22-23)

Për një pushim cilësor ju nevojiten prej 7 deri në 8 orë gjumë. Gjumi i rehatshëm përmirëson qarkullimin e gjakut, nuk keni pse t'i lexoni porositë në kompjuter apo të merreni me rrjete shoqërore para se të shkoni në gjumë. Mungesa e gjumit shkakton mbipeshën.

USHTRIMET

Ushtrimet varen kryesisht nga orari i ditës. Nëse punoni nga 8 deri në ora 16, mund të zgjoheni herët dhe të ushtroni nga ora 6 deri në orën 7, apo të ushtroni në mbrëmje nga ora 18 deri në orën 20. 


(Kosova Sot Online)