Ushqimet që na bëjnë më të lumtur

  • 19 June 2019 - 08:46
Ushqimet që na bëjnë më të lumtur

Disa ushqime, thjesht, na bëjnë më të lumtur. Mendoni rreth ushqimit si një përjetim të thjeshtë shqisor: një akullore të ftohtë, të ëmbël në gjuhën tuaj; një kompleks aromatik dhe të shijshëm, apo kërcitjen e këndshme të kokoshkave me gjalpë.

Bashkë me shijen e ushqimit dhe me ndjenjën që ato shkaktojnë në gjuhë, substancat kimike në tru ndikojnë në ndjenjën e kënaqësisë që na vjen derisa konsumojmë ushqim, bile edhe para se ta hamë kafshatën e parë. deri te ky konstatim ka ardhur shkencëtari nga Universiteti UCLA, Alex Korb.

“Truri juaj liron dopaminën kur është në pritje të një ushqimi të shijshëm, gjë që e bën atë të jetë edhe më e shijshme kur ta hamë”, thotë Korb. Përpos ushqimeve që përmendëm më lartë, ndër ushqimet që mendohet se na e shtojnë lumturinë, janë edhe jogurti, lulelakra, fasulet, bajamet, mishi i peshkut, djathi, kërpudhat etj.

(Kosova Sot Online)