Dobia e kafjallit me cereal

  • 19 June 2019 - 08:48
Dobia e kafjallit me cereal

Gjithmonë na është thënë se cerealet janë pjesë përbërëse e një të ushqyeri të balancuar. Këtë ua kemi thënë edhe fëmijëve tanë. Por, çka nëse kjo nuk është e vërtetë? A munden cerealet të jenë më të dëmshme, sesa të dobishme për fëmijët tanë?

Sipas një studimi të ri, me miliona fëmijë janë duke marrë sasi tepër të mëdha të vitaminës A, zinkut dhe niacinës, për shkak se konsumojnë kafjall me cereale. Cerealet në fjalë, me përbërjen e lartpërmendur, iu dedikohen të rriturve, e jo fëmijëve.

Pasurimi i ushqimeve me përbërës, nënkupton shtimin e vitaminave dhe mineraleve. Meqë vitaminat dhe mineralet janë në një sasi më të madhe sesa doza e preferuar ditore, duke konsumuar cereale të tilla, fëmijët rrezikohen nga helmimi.

Sasitë e tepërta të vitaminës A mund ta dëmtojnë mëlçinë dhe skeletin, sasitë e tepërta të zinkut pengojnë absorbimin e bakrit, kurse sasitë e tepërta të niacinës shkaktojnë ekzantemë, nauze dhe vjellje. Për fëmijët tuaj më të mira janë ushqimet natyrore, të papërpunuara.

(Kosova Sot Online)