Pija që jua largon erën e keqe të gojës!

  • 19 June 2019 - 10:12
Pija që jua largon erën e keqe të gojës!

Krahas larjes së rregullt të dhëmbëve, pastrimi i gojës po ashtu ka rëndësi për mbajtjen e higjienës së përgjithshme të gojës. Edhe pse në treg ka preparate të ndryshme për shpëlarjen e gojës, përbërësit e tyre agresivë duhet t’i evitojmë, gjë që mund ta bëjmë duke përgatitur vetë një preparat natyror dhe efikas, i cili largon erën e keqe të gojës. Gjethet e gjelbra të majdanozit kanë një aromë të fortë dhe të freskët, kurse ngjyra e tyre e gjelbër është luftëtari më i mirë natyror kundër erës së keqe nga goja, meqë ka veti antibakteriale.

PËRBËRËSIT:

• gjysmë grushti majdanoz të freskët • ½ litra ujë

PËRGATITJA:

Qitni në një tenxhere gjysmë litri ujë dhe më pas shtojeni majdanozin e grirë. Lëreni që të zihet rreth 5 minuta. Pas kësaj, pijen duhet ta kulloni, ta lini të ftohet dhe ta konsumoni pas çdo shujte. 

(Kosova Sot Online)