Fjetja në ambient të ftohtë jua shkrin kilet e tepërta

  • 19 June 2019 - 10:13
Fjetja në ambient të ftohtë jua shkrin kilet e tepërta

Një studim i ri tregon sesi temperatura e dhomës suaj të gjumit ndikon në metabolizëm dhe shëndet. Studimi më i ri, i botuar në revistën “Diabetes”, tregon sesi duke e kontrolluar temperaturën e dhomës së gjumit, mund ta përmirësoni metabolizmin dhe shëndetin e përgjithshëm. Me këtë rritet sasia e dhjamit të kaftë, i cili na mbron nga mbipesha dhe mbanë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Gjatë studimit, pesë meshkuj të ri kishin fjetur për katër muaj në ambientet e klimatizuara të Institutit nacional për shëndet (ku të gjithë kishin veshur rrobat e të sëmurëve dhe ishin mbuluar vetëm me çarçaf). Temperatura gjatë muajit të parë ishte 24 shkallë celsius, gjatë muajit të dytë 19, të tretit 24, dhe gjatë muajit të katërt 27 shkallë. Ishte parë se, gjatë muajve më të ftohtë, ishte rritur niveli i yndyrave të mira, e gjatë muajve më të nxehtë, ai nivel kishte rënë.

Kjo d.m.th. se nxitja e shtimit të dhjamit të kaftë mund të jetë një strategji e re për luftimin e mbipeshës, diabetit dhe çrregullimeve të ngjashme. 

(Kosova Sot Online)