Receta me ujë, limon dhe majdanoz për të larguar lëngjet e tepërta

  • 19 June 2019 - 13:29
Receta me ujë, limon dhe majdanoz për të larguar lëngjet e tepërta

Lëngje të tepërta? Sot ne zbulojmë se si t’i eliminoni ato me një ilaç natyral me bazë ujë të thjeshtë, majdanoz dhe limon. Ja si duhet të veproni.

Pija që ne do të përshkruajmë në këtë artikull është një ndihmë e çmuar për nxjerrjen e ujit të tepërt nga trupi ynë, një nga arsyet kryesore për njerëzit mbipeshë. Përveç kësaj, ajo gjithashtu do ju ndihmojë të eliminoni toksinat nga sistemi i tretjes, të pastroni mëlçinë dhe të humbisni peshë.

Kjo pije ofron shumë përfitime: zvogëlon oreksin dhe ndihmon në djegien e më shumë kalorive. Këshilla jonë është ta përgatisni pijen në mbrëmje dhe ta konsumoni në mëngjes për 5 ditë rresht, pastaj të rifilloni përsëri pas dhjetë ditësh pushim.

Ja se si ta përgatisni këtë pije:

Vlerat e kësaj pije bazohen në përbërësit aktivë që formojnë përbërjen e saj kimike: kalium, jod, vajra esencialë (apiolo dhe myristicin), flavonoide. Për të krijuar këtë pije të mrekullueshme dhe për të humbur një kile e gjysmë për pesë ditë, ju duhen përbërësit e mëposhtëm:

-1 gotë me majdanoz të prerë në copa të vogla

-Lëngu i 3 limonëve

-1 litër ujë

Përzieni majdanozin e copëtuar, lëngun e limonit dhe ujin, pastaj lëreni të pushoj ë gjatë natës. Konsumojeni këtë pije të paktën 4 herë në ditë gjithmonë esëll. Gjithashtu duhet kombinuar me një dietë të shëndetshme dhe jo të yndyrshme. 

(Kosova Sot Online)