Nëse ia doni të mirën vetes, përdorni vaj ulliri

  • 19 qershor 2019 - 15:02
Nëse ia doni të mirën vetes, përdorni vaj ulliri

Njerëzit, që përgatisin ushqimet me vaj të ullirit, e shtojnë atë në sallatë, apo në salca, janë për 41% më pak të rrezikuar nga infarkti, krahasuar me ata që nuk e përdorin kurrë këtë vaj. Studimi, që ka ardhur deri te ky konstatim, ka marrë parasysh të ushqyerit, aktivitetin fizik, peshën dhe faktorët e tjerë të rrezikut. Ushqimi mesdhetar kryesisht bazohet në vajin e ullirit dhe ky vaj është përbërës i rëndomtë ushqimor në Francë, Greqi, Spanjë dhe Itali.

Në Britaninë e Madhe, për dallim nga vendet mesdhetare, konsumohen më shumë yndyra të kafshëve dhe yndyra të ngopura, prandaj në vit ka rreth 120.000 infarkte të zemrës, ku rreth 30% të tyre vdesin brenda një muaji. Cecilia Samieri, nga Instituti kombëtar për shëndet dhe kërkime mjekësore në Bordo të Francës, ku edhe është bërë studimi, thotë: “Sulmi në zemër është i rëndomtë te pleqtë, kurse vaji i ullirit është metodë e lirë e parandalimit të tij”. 


(Kosova Sot Online)