Ja cila pije zvogëlon gjoksin

  • 19 June 2019 - 21:47
Ja cila pije zvogëlon gjoksin

Studimi jo moti i bërë zbulon se ekziston lidhje e fortë midis sasisë së kafesë që e konsumojnë femrat dhe madhësisë së gjoksit të tyre. Deri te një përfundim i tillë shkencëtarët nga Suedia erdhën krejtësisht rastësisht, derisa në fakt po bënin një studim që kishte të bënte me kancerin. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën britanike për kancerin, e thonë që 50 për qind e femrave kanë gjinj më të vogël si pasojë e konsumimit të kafeinës, ndërsa që sidomos janë të rrezikuara femrat me gjoks më të madh.

Shkencëtarët kanë përcjellë 300 femra dhe konsumimin ditor të kafeinës, ndërsa që për çdo ditë ju kishin matur vëllimin e gjoksit. Ishte vërtetuar se me të vërtetë kafeina ndikon në vëllimin e gjoksit, natyrisht jo në atë masë kur zgjoheni një ditë dhe vëreni se keni gjoks më të vogël për një numër, por mjaftueshëm që dallimi të vërehet. "Gjoksi do të zvogëlohet po jo se do të zhduket", thekson Helena Jernstroem, onkolog nga Suedia. Kjo nuk duhet t'ju largojë tërësisht nga kafeina, sepse sasia e vogël e kafeinës në fakt ndihmon në luftën kundër kancerit. Rreziku për zvogëlimin e gjoksit ndërlidhet me punën e estrogjenit dhe kafeinës, prandaj është logjike që femrat me gjoks më të madh janë më të rrezikuara. 

(Kosova Sot Online)