Stafidhja: manaferra që nuk guxoni ta harroni gjatë verës

  • 20 June 2019 - 08:44
Stafidhja: manaferra që nuk guxoni ta harroni gjatë verës

Një ndër të mirat që i sjell stina e verës, e që ndikojnë mirë në shëndetin tonë, janë manaferrat. Bëhet fjalë për frutat e shijshme që mund të konsumohen të vetëm apo me ëmbëlsira. Boronicat, mjedrat, stafidhet, boronicat e kuqe, janë burim i natyrës, me pak kalori e të pasur me vlera të pasura biologjike. Stafidhja njihet për lëngun saj, ndërsa për nga ngjyra e dallojmë me atë të bardhë, të zezë dhe me ngjyrë të kuqe. Stafidhet e zeza janë të pasura me vitamina C.

Frutat e tyre plotësojnë gjysmën e nevojave ditore me vitamina C, prandaj u sugjerohen të sëmurëve me mungesë vitaminash. Përmbajnë edhe vitamina A, si dhe disa vitamina nga grupi B. Frutat e stafidheve përmbajnë edhe vitaminën e rrallë, vitaminën J (vitaminë për mushkëri), që sugjerohet për të gjithë ata që kanë probleme me infeksionet dhe mushkëritë.

(Kosova Sot Online)