Kajsitë për eshtra, dhëmb dhe shikim të shëndoshë

  • 20 June 2019 - 14:48
Kajsitë për eshtra, dhëmb dhe shikim të shëndoshë

Kajsitë, shkaku i përbërjes së tyre, janë pemë shumë të shëndetshme dhe shëruese. Janë të pasura me vitamina B dhe C, si dhe beta karotinë. Prej mineraleve, kajsia është e pasur me kalium, kalcium, magnez, fosfor, sulfur dhe hekur. Posedon shumë pak fibra dietale. Sipas ekspertëve, 100 gramë kajsi kanë vlerën e 44 kalorive, që në krahasim me pjeprin, shalqirin dhe mjedrat është më shumë.

Kajsia e tharë ka vlerë më të lartë energjike, e po ashtu ka vlerë të shtuar të mineraleve dhe vitaminave. Mirëpo, derisa personat e shëndetshëm mund t'i konsumojnë në secilën formë, personave me nivel të lartë të kolesterolit dhe ata që vuajnë nga diabeti, kajsitë e thara janë 'mollë e ndaluar'. Kajsia mbron shëndetin e atyre që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Po ashtu, njihet për efektin e saj në mbrojtjen e organizmit prej infeksioneve, forcon eshtrat dhe dhëmbët, e po ashtu në masë të madhe ndikon në përmirësimin e shikimit.

(Kosova Sot Online)