E vërteta rreth probiotikëve dhe zorrëve

  • 20 June 2019 - 21:50
E vërteta rreth probiotikëve dhe zorrëve

Probiotikët mund t'i merrni në disa mënyra.Mënyra më e mirë do të ishte që t'i konsumoni përmes ushqimeve,megjithëse mund t'i merrni edhe përmes suplementeve,por efekti i tyre në krahasim me ushqimet është më i varfër me vlera ushqyese.

JOGURTI, BURIM I PROBIOTIKËVE

Jogurti është burimi më i madh i probiotikve dhe i baktereve të mira, si 'lactobacillus' apo 'bifidobacteria', që mbajnë ekuilibrin në zorrët tuaja. Probiotikët, sipas disa studimeve, ndikojnë në largimin e gazrave, diarrenë dhe problemet e tjera në traktin tretës.

LAKRAT TURSHI NXITIN TRETJEN

Lakrat turshi përmbajnë probiotikët 'leuconostoc', 'pediococcus' dhe 'lactobacillus'. Lakrat turshi ndikojnë në vrasjen apo largimin e baktereve të dëmshme. Ato po ashtu janë të pasura me vitamina, që në masë të madhe ndihmojnë organizmin që të mos e pësojë nga infeksionet.

DJATHËRAT E BUTË LUFTOJNË BAKTERET

Përderisa probiotikët i bëjnë mirë sistemit tretës, jo të gjithë probiotikët mund t'i mbijetojnë rrugëtimit përmes traktit tuaj gastrointestinal. Por, sipas ekspertëve, substance 'lactobacillus', e cila gjendet në shumicën e djathit mund të mbijetojë dhe ta mbrojë organizmin dhe zorrët. Djathi po ashtu i pasur me probiotikë ndikon në forcimin e sistemit imun.

KEFIRI: PIJA E MBUSHUR ME PROBIOTIKË

Sipas legjendave, kjo është pija të cilën e kanë përdorur barinjtë në malet e larta. Ky lëng i hollë, me krem e po ashtu me shije të ngjashme të jogurtit, posedon sasi të lartë të probiotikëve, baktereve të mira që ndikojnë në tretjen e ushqimit dhe në mbrojtjen e zorrëve nga infeksionet.

PROBIOTIKËT NË TRANGUJT TURSHI

Nëse kërkoni për probiotikë në trangujt turshi, atëherë përcaktohuni për trangujt e fermentuar në mënyrë krejt natyrale, ku uthulla nuk është përdorur në këtë proces. Kripa e detit dhe uji inkurajojnë rritjen e baktereve të dobishme që ndikojnë në sistemin tretës.

SUPLEMENTET ME PROBIOTOKË

Si masë shtesë për mungesën e probiotikëve në ushqim, probiotikët mund t'i merrni edhe në mënyra tjera, si suplemente për shembull, kapsula, tableta, pluhur apo formë të lëngshme. Edhe pse nuk ofrojnë vlerën ushqyese që ofrojnë ushqimet, ato deri diku mund të jenë zëvendësues. Nëse jeni të sëmurë apo keni rënie të sistemit imun, atëherë duhet të keni kujdes në marrjen e tyre. 


(Kosova Sot Online)